Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka të rralla daljet publike që prej 19 shtatorit 2019, kur u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre. Por Viti i Ri ka bërë që ai “ta prishë rregullin”. Tahiri ka postuar një moment të këndshëm familjar në rrjetet sociale.
“GEZUAR 2020?? Vit i mbare per te gjithe ??”, shkruan ai.
Tahiri shfaqet në foto me dy qentë dhe djalin e vogël, Golik i cili erdhi në jetë në prill të vitit të kaluar.
*Foto e postuar ne facebook me 1 janar 2020
*Foto e 19 Shtatorit 2019, kur u dha denimi me “sherbim prove”