FOTO/ Ish-kryeministri japonez u vra me një armë artizanale

schedule18:21 - 8 Korrik, 2022

schedule 18:21 - 8 Korrik, 2022

Në maj të vitit 1984, dy të burgosur në një burg gjerman përdorën shtylla shtrati metalikë, koka shkrepse, llamba dhe bateri të thjeshta për të krijuar një armë dhe për të organizuar një arratisje nga burgu.

Disa versione të armëve të tilla të improvizuara të zjarrit, janë raportuar në mbarë botën në kohë të ndryshme. Një armë e ngjashme e bërë vetë është përdorur ndoshta në vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në një vend me ligje të rrepta për kontrollin e armëve.

Lexo edhe: Dalin pamjet tronditëse, momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez

Abe Shinzo u qëllua në gjoks teksa po mbante një fjalim në një fushatë zgjedhore në Nara të Japonisë të premten. Menjëherë pasi u qëllua, policia kapi 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami si të dyshuar. Policia sekuestroi gjithashtu armën me të cilën u qëllua Abe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!