Anulimi i golit nga Marios Vrousait në minutat e fundit të ndeshjes Olympiacos-Panathinaikos solli reagimin e Vangelis Marinakis, i cili zbriti në fushën e lojës.
I forti nga Pireu ka zhvilluar një bisedë me gjyqtarin e ndeshjes, Joao Pinheiro, i cili në fakt i ka treguar një karton të verdhë.
Sa i përket golit, arbitri portugez e ka parë videon, pas konsultimit me VAR-in ka kuptuar se ka pasur një offside të pastër nga El Arabi.
Ndërkohë ndeshja përfundoi 0-0. /G.D abcnews.al