Një 38-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 15 e 10 minuta në kryeqytet, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike të tensionit të lartë.
Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, teksa Astrit Zykollari, 38 vjeç punonjës i një kompanie interneti ka qenë duke punuar në taracën e një banese dy katëshe në rrugën dytësore, km.1, i autostradës Tiranë-Durrës (siç shihet dhe nga fotot e vendngjarjes, të siguruara nga tvklan.al).
Viktima ka rënë në kontakt me telin përcjellës të linjës 110 KV, që kalon mbi banesë.
Për pasojë, 38-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një grup hetimor është ngritur në vendngjarje për përcaktimin e përgjegjësive./tvklan.al