FOTO/ Gruaja shpenzon mijëra paund për t’u dukur si një filtër Instagrami

schedule18:44 - 7 Tetor, 2022

schedule 18:44 - 7 Tetor, 2022

Një grua që shpenzoi 17,000 £ për operacione plastike për t’u dukur si një filtër në Instagram, është zotuar se nuk do të përdorë më mbushës pas një sërë përvojash të tmerrshme. 34 vjeçarja Kim Booker u diagnostikua me çrregullim trupor dismorfik, i cili bën ta shohë vetën si të shëmtuar.

Në një përpjekje për të rritur besimin e saj, ajo shpenzoi 17,000 paund duke bërë ndërhyrje në fytyrë. Por ndërsa bënte sa më shumë ndërhyrje, ajo filloi të shihte efekte anësore të tilla si “shpërthimi” i buzëve dhe sytë e fryrë. “Ishte një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë,” tha ajo.

Kim Booker, 34 vjeç, shpenzoi mijëra paund duke transformuar fytyrën e saj për ta bërë atë të duket si një filtër

Problemet u shtuan kur dëmtoi hundën, për të cilën u desh një procedurë rindërtuese. Kirurgu u tmerrua nga sasia e mbushësit në hundë, duke i thënë se ajo kishte çuar në një dobësim të kërcit. Në moshën 33-vjeçare, Kim kuptoi se pavarësisht se çfarë i bënte trupit të saj, ajo nuk ishte e lumtur.

/abcnews.al