FOTO/ “Gjithçka e bardhë dhe unë e zezë”, Wanda provokon interistët

schedule19:56 - 10 Shkurt, 2021

schedule 19:56 - 10 Shkurt, 2021

Juventusi e administroi Interin mbrëmjen e djeshme dhe mundi të marrë një barazim pa gola, duke siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë.

Pas ndeshjes te bardhezinjtë kishte festë të madhe dhe lojtarët postuan në Instagram momente nga festa, teksa interistët kapën një detaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

Mauro Icardi, ish-kapiteni i zikaltërve kishte pëlqyer një nga fotot e Leonardo Bonuccit gjatë festës së kualifikimit, duke ngjallur jo pak polemika.

Jo vetëm kaq sepse tani provokon edhe Wanda Nara, bashkëshortja e yllit të PSG. Ajo ka postuar një foto në ballkonin e shtëpisë. Bora ka veshur ambientin përreth dhe Wanda është veshur me të zeza. “Sot gjithçka e bardhë dhe unë me të zeza”, shkruan bukuroshja në postim. /abcnews.al