FOTO / Gjendet skeleti i një balene antike 3000-5000 vjeçare në Tajlandë

schedule08:26 - 27 Nëntor, 2020

schedule 08:26 - 27 Nëntor, 2020

Skeleti i një balene të vjetër 3000-5000 vjeçare është gjetur në bregun e Bangkokut perëndimor.

Mediat e huaja bëjnë me dije se skeleti është gjetur nga arkeologet në Tajlandë të cilët e kanë cilësuar si një zbulim të madh.

Skeleti është 12 metër i gjatë dhe besohet se i përket një balene ‘Bryde’. Ajo çfarë i ka bërë më shumë përshtypje arkeologëve ishte skeleti i paprekur dhe thuajse perfekt.

Ndër të tjera arkeologët theksojnë se një zbulim i tillë do të hedhë më shumë dritë mbi të shkuarën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!