FOTO/ Fundviti vjen me shumë paketa në Spitalin Amerikan Durrës

schedule12:24 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 12:24 - 10 Dhjetor, 2020

Të gjitha dëshirojmë të dukemi bukur veçanërisht në ditët magjike të festave të fundvitit të mbushura plot gëzim dhe shumë dhurata.

Për ju gra dhe vajza, Departamenti i Dermatologjisë dhe Estetikës në Spitalin Amerikan në Durrës, ofron disa paketa specifike me çmime të reduktuara të cilat përfshijnë një larmishmëri trajtimesh për fytyrën dhe flokët të tilla si mezoterapia, dermapeni, peeling, PRP dhe jo vetëm.

Për një lëkurë plot shkëlqim, MEZOTERAPIA, është procedura dermoestetike e cila nëpërmjet shpimeve transmeton në thellësi të lëkurës (mezodermë) lëndë ushqyese si acid hialuronik, vitamina të ndryshme, peptide, kolagjen, etj, me qëllim rigjenerimin, shkëlqimin, zbehjen e njollave, reduktimin e rrudhave, reduktimin e shenjave (post akne, etj)

Nëse keni shenja të akneve, të shkaktuara nga kirurgjia apo djegiet, rrudha të imëta apo shenja të tjera të plakjes së lëkurës, DERMAPENI mund të jetë opsioni më i mirë për trajtimin e tyre. Kjo procedurë kryhet me anë të një pajisje të pajisur me mikrogjilpëra të cilat nxisin maksimalisht prodhimin e kolagjenit në dermë duke mundësuar, rigjenerim, rinim dhe freski të lëkurës. Trajtimi me Dermapen mund të shoqërohet me plazëm ose mezoterapi, kombinime të cilat maksimalizojnë rezultatet e pritura në një kohë më të shkurtër.  Trajtimi nuk paraqet efekte anësore dhe koha e rekuperimit është shumë e shpejtë, brenda 24-48 orëve.

Një Peeling kimik është një teknikë që përdoret për të përmirësuar dhe zbutur strukturën e lëkurës duke i dhënë asaj një shkëlqim natyral. Në këtë metodë përdoret acidi glikolik (që njihet edhe si acidi i frutave), acidi laktik (acidi i qumështit), acidi salicilik (i përshtatshëm për lëkurën me akne) dhe acidi trichloracetik (TCA i përshtatshëm edhe për njollat më rezistente). Këto preparate i japin lëkurës mundësinë e rigjenerimit në kohë të shpejtë.

PRP është një nga trajtimet që po kërkohet gjithmonë e më shumë, sepse nxit rigjenerim natyral për një lëkurë më të re, vitale, më të tonifikuar, me rudha të pakësuara dhe përmirësim të teksturës sidomos në zonën e syve ku shoqërohet me përmirësim të rrathëve të zinj. Konsiston në injeksione të shpeshta në lëkurë të PRP – ajo pjesë e gjakut që përmban faktorë të rritjes dhe citokina që stimulojnë rigjenerim të lekurës.

Për flokë të fortë dhe të shëndetshëm, paketa “Strong Hair” përmban trajtime PRP, Mezoterapi skalpi dhe masazh flokësh.

PRP për flokë është trajtimi me plazma të gjakut autolog (të vetë pacientit). Ky trajtim përdoret për të reduktuar rënien e flokëve dhe ndihmuar daljen e flokëve të rinj, zgjat fazën e rritjes së folikujve ekzistentë duke rezultuar në më pak rënie dhe trashje të flokëve të holluar së fundmi si dhe furnizon skalpin dhe rrënjët e flokëve me lëndë ushqyese ?procedura zgjat rreth 30 minuta.

Të gjitha këto shërbime kryhen në ambiente sterile dhe moderne nga mjekë dermatologë të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë të Departamentit të Dermatologjisë dhe Estetikës në Spitalin Amerikan në Durrës.

Përfitoni nga këto oferta duke bërë zgjedhjen e duhur për të kënaqur të gjithë ata që kujdesen për veten.

Për të rezervuar një takim ju lutem paraqituni në spitalin tonë ose telefononi në numrin 052 222 333.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!