FOTO/ Foshnja e porsalindur sillet si një fëmijë tre muajsh, habitet nëna

schedule14:54 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:54 - 1 Qershor, 2023

Një nënë nga Pensilvania e SHBA është habitur kur ka parë vajzën e saj të porsalindur duke u zvarritur në krevatin e maternitetit dhe duke i mbështetur kokën.

Nëna 34-vjeçare nxori celularin dhe filloi të regjistronte lëvizjet e vajzës së saj treditore.

“Herën e parë që e pashë të zvarritej, u trondita. Unë kam qenë kujdestare për fëmijët pjesën më të madhe të jetës sime dhe kam përvojë me fëmijët për më shumë se 20 vjet. Nuk kam parë kurrë më parë diçka të tillë”, tha nëna.

“Unë kurrë nuk kam takuar një fëmijë tre ditësh më parë, por kurrë nuk e kam parë këtë më parë. Mënyra se si ajo ngriti kokën më la të tronditur. Nëna ime ishte e vetmja në dhomë dhe më tha ta filmoja. Përndryshe askush nuk do të më besonte. Partneri im nuk ishte në dhomë dhe e di nëse nuk do të bëja video, ai nuk do të më besonte”, shtoi ajo.

Mosha mesatare që një fëmijë të fillojë të zvarritet është rreth nëntë muajsh, por Nyilah ndoshta nuk donte të priste kaq gjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!