Foto: Formacioni i muajit në Seria A, Rrahmani dhe Vojvoda pjesë e 11-tëshes

schedule17:36 - 27 Janar, 2022

schedule 17:36 - 27 Janar, 2022

Seria A është një nga kampionatet ku aktivizohen disa lojtarë shqiptarë. Çdo javë lojtarët me origjinë shqiptare arrijnë të lejnë gjurmë me skuadrat e tyre duke i ndihmuar këta të fundit edhe në arritjen e rezultateve pozitive.

Herë pas here jemi mësuar të shikojmë të jenë pjesë e 11-tëshes se javës edhe lojtarë shqiptarë.

Këtë herë në formacionin e muajit në Seria A, janë dy lojtarë që janë zgjedhur mes më të mirëve fale edhe paraqitjeve të tyre që kanë bërë me skuadrat respektive.

Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda janë dy lojtarët e përfaqësueses së Kosovës që kanë merituar nga një vend në formacionin e muajit në kampionatin italian.

“Whoscored” i ka përfshirë në 11’shen më të mirë, teksa Rrahmani është vlerësuar me notën 7.26 për paraqitjet e muajit janar, kurse Mërgim Vojvoda me notën 7.49. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!