Avokati i njohur Idajet Beqiri ka fituar betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në ‘Facebook’, ku ka treguar se ka qenë i shtruar në spital dhe falë mjekëve ia ka dal.
Sakaq, avokati ka postuar një foto me bashkëshorten, teksa të dy shijojnë një kafe buzë detit dhe japin mesazhin se jeta vazhdon.
“Përsëri në këmbë… COVID-19 bënë të vetën… Ne, me besimin në Zot, me ndihmën e mjekëve dhe të personelit mjekësor, me solidaritetin e shkëlqyer të qindra, deri mijëra miqve dhe të afërmve tanë, të cilëve u shpreh me përulje mirënjohjen të thellë, bëjmë tonën… Jeta vazhdon…”, shkruan Beqiri krahas fotove. l.k/abcnews.al