Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Në një postim në Twitter, Meta shfaqet në krah të ambasadores Kim. Të dy shihen duke qeshur.
“I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Alsisi Official. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta nw Twitter.
1/2 I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin @AlsisiOfficial. ????? @MfaEgypt pic.twitter.com/ntxaGUpRDQ
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 30, 2022
/Abcnews.al/