Gjyqtarja Fatmira Hajdari është përballur sot me një seancë të gjatë në një nga hallkat e vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Prej mëngjesit e deri në orët e drekës ajo ka dhënë shpjegime për pasurinë , dhe ka dalë pastaj me syze, duke mbajtur një dosje në duar ndërsa është fotografuar e përlotur.
Fatmira Hajdari ka qenë pjesë e trupës gjykuese në një sërë çështje të rëndësishme.
LEXO EDHE: Fatmira Hajdari përlotet para KPK: Më vratë në 26 janar, çfarë ndodhi me vizën amerikane
Së fundmi emri i saj u lakua pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit, pasi kishte qenë pjesë e trupës gjykuese që u hoqi atij dënimin përjetë të caktuar nga gjykata britanike për vrasjen e Prel Markut, duke e dënuar me vetëm 25 vite burg.
Pak kohë më parë Hajdari hoqi dorë nga çështja për lobimin rus ndaj Lulzim Bashës, duke u shprehur se kishte konflikt interesi për shkak se Basha kishte qenë në shtëpinë e saj në përvjetorin e largimit nga jeta të Azem Hajdarit.
Seanca për vendimin e Fatmira Hajdarit në KPK, është shtyrë për në datën 18 qershor, ora 10:00./abcnews.al