Gentian Selmani në merkaton e dimrit la Menemenspor pas një sezoni e gjysmë me kosto zero dhe u transferua te Boluspor, ku është ambientuar menjëherë dhe është shndërruar në një nga pikat e forta të skuadrës së Ligës së Parë turke.
Në ndeshjen e fundit me Ankaraspor për javën e 27 të kampionatit, Selmani dhuroi një nga paraqitjet më të mira në këtë sezon, duke pritur thuajse çdo gjuajtje drejt portës në fitoren e Boluspor me shifrat 1-2.
Në fund ai pësoi një autogol, që fatmirësisht nuk ndikoi në fatin e ndeshjes. Selmani ishte lojtari më i mirë i skuadrës së tij, por edhe portieri më i mirë i javës në Ligën e Parë. Selmani është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës.
Në atë sfidë Selmani bëri 10 pritje, 5 prej tyre brenda zonës së rreptësisë. Bëri dy spastrime në zonë dhe zotëroi dy herë sferën në ajër. Selmani spastroi zonën me këmbë 7 herë dhe e preku topin plot 63 herë. Laçjani është pjesë e kombëtares për tre ndeshjet e ardhshme. /abcnews.al