Zlatan Ibrahimovic informoi sot se do të jetë aksioner te klubi i Hammarby, në Suedi. Hammarby dhe Malmo, ekip ku Ibra ka nisur karrierën, janë rivalë prej vitesh.
Ky vendim i bomberit suedez për t’u bërë bashkëpronar i Hammarby, nuk është pritur aspak mirë. Disa muaj më parë, Ibrahimovic u nderua me një statujë, për arritjet e tij në botën e futbollit.
Kjo statujë, është ofenduar sot, pasi një tifoz i Malmos ka vendosur që të hedhë në krahët e statujës së Ibrës një pjesë të tualetit. Gjest i shëmtuar ky nga tifozët e Malmos dhe me shumë gjasa, Ibrahimovic do të reagojë/abcnews.al