FOTO-EMRI/ Ndahet nga jeta infermierja e QSUT

schedule17:25 - 17 Mars, 2022

schedule 17:25 - 17 Mars, 2022

Urdhri i Infermierit ka dhënë një lajm të hidhur, pasi është ndarë nga jeta një nga punonjëset e QSUT.

Me anë të një postimi në Facebook njoftohet se është ndarë nga jeta Zamira Konçi, infermierja e QSUT e cila për 40 vjet dha kontributin e saj duke ju shërbyer pacientëve.

Postimi i Urdhrit të Infermierit:

Të nderuar kolegë:

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se më datë 14 Mars 2022 është ndarë nga jeta kolegia znj. Zamira Tafaj Konçi.

Znj. Konçi lindi më 15.02.1960, në Tiranë. Ka qënë anëtare e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë që prej vitit 2009 dhe ka ushtruar profesionin e infermieres prej më shumë se 40 vitesh pranë Spitalit Infektiv në QSUT.

Ajo ishte e insiativës, kishte gjithmonë një mendim-veprimi për çdo gjë, e dashur me të gjithë, me urtësinë që e karakterizonte ishte gjithmonë në shërbim të tyre, për profesionistët e rinj ishte shembulli i shërbimit  me profesionalizëm.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj !

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!