Gledis Kraja 23-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër dhe autori i dyshuar Sebastjan Smakaj kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Smakaj kampion kombëtar në “Tawkondo”, dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Krajës me 18 plumba, 8 prej të cilëve kanë kapur viktimën.
Kraja u qëllua teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Ford”. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda por nuk arriti të mbijetojë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje si dhe kapjen e autorit
Gledis Kraja kishte qenë futbollist deri në vitin 2013./abcnews.al