FOTO/ Ekzekutimi i Hekuran Billës, ortaku i tij në biznes mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale

schedule16:51 - 12 Qershor, 2020

schedule 16:51 - 12 Qershor, 2020

Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i njohur dhe me emrin Herland Bilali, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Tregtare “Kristal Centre”.

Ai u qëllua në kokë dhe në trup me armë me silenciator  duke humbur jetën menjëherë, teksa ishte në ecje me makinën  e tij BMW X6 me timon dhe targa angleze.

Elton Puci, bashkëpronar në biznes me Hekuran Billën, i ka kushtuar këtij të fundit një status ngushëllimi në facebook, ndërsa zbulon se atij i thërrisnin dhe “daja”.

Daja” Allahu të mëshiroftë dhe zoti të dhëntë xhenetin, t’u bëftë dhe i lehtë. Ma këpute zemrën sa shpejt ike“, shkruan Puci.

Billa zotëronte një seri biznesesh, në fushën e tregtisë së automjeteve të të gjitha tipeve me shumicë e pakicë, në fushën e shërbimit ndaj mjeteve të transportit duke përfshirë gjithë sektorin e mekanikës, servisit të autove, etj./abcnews.al