Abcnews.al siguron foton, momenti kur Arjan Sala futet në magazinën e përfshirë nga flakët

schedule12:34 - 29 Mars, 2021

schedule 12:34 - 29 Mars, 2021

Ky është momenti kur Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare vrapon drejt magazinës ku kishin shpërthyer flakët. Në foton e siguruar nga gazetari i ABC, Ermal Vija, duket Salaj i cili vjen nga jashtë magazinës me nxitim duke ecur drejt hyrjes së saj.

Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues. Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!