FOTO/ E vranë dhe e groposën, këta janë babë e bir që i morën jetën 23-vjeçares

schedule18:27 - 4 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 4 Shtator, 2020

Në fotot e siguruara nga Abcnews.al janë Faik dhe Shkëlzen Buçi lindur në Dibër dhe banues në Babrru, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci,8 vite më parë, vajza dhe motra e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 e cila është zbardhur e plotë pas tetë vitesh, nga Policia.

Policia mësoi se Eglantina Buci, aso kohe 23-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga babai dhe vëllai i saj, banues në Babrru, Tiranë. Pas vrasjes, ata e kanë varrosur trupin e të resë në Malin me Gropa në Tiranë.

Lexo edhe: Babë e bir vrasin vajzën që iku nga shtëpia: E groposën në mal, zbardhet ngjarja pas 8 vitesh

Njoftohet se vajza është larguar nga shtëpia për të bashkëjetuar me një djalë pa pëlqimin e familjarëve dhe kjo i ka shtyrë babë e bir që të kryejnë aktin e rëndë.

Eshtrat e vajzës u gjetën nga ana e policisë më 14 shtator të vitit  2012.

Ndërkohë ditën e sotme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, 66-vjeçarin Faik Buci, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë si dhe 37-vjeçarin Shkëlzen Buci./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!