Foto e rrallë: Prishtina më 28 nëntor 1999

schedule13:30 - 28 Nëntor, 2021

schedule 13:30 - 28 Nëntor, 2021

Me rastin e 109-vjetorit të Pararësisë së Shqipërisë, profesori norvegjez Kenneth Andresen, ka publikuar një fotografi të rrallë të Prishtinës me flamurin Kuq e Zi, më 28 nëntor të vitit 1999.

Andresen gjatë vitit 1999 kishte pranuar ftesë nga ushtria e shtetit të tij për t’u bërë pjesë e një misioni ushtarak në Kosovë. Njihet që grumbulloi edhe kartolina nga Kosova që nga vitet e 70-ta.

Ndërsa sot ka uruar shqiptarët me një foto të rrallë, të publikuar në Twitter.

Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!