Kjo është Ana, gruaja shqiptare që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi teksa po pastronte makinerinë e mishit në punë. Policia greke njoftoi arrestimin e pronarit të dyqanit të mishit pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vdekje nga pakujdesia.
Trupi i gruas fatkeqe u dërgua për autopsi në Patra. Të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr./abcnews.al