FOTO/ E pabesueshme, McGregor grushton Dj e famshëm italian

schedule15:05 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:05 - 18 Tetor, 2021

Francesco Fachinetti është një Dj I njohur në Itali, I cili është grushtuar nga Conor McGregor kur ky i fundit ishte në Romë.

Artisti i njohur italian ka publikuar në Instagram pamje nga buza e tij e çarë pas grushtit të marrë nga luftëtari irlandez i MMA-së.

“Ne ishim bashkë, biseduam u argëtuam , kaluam shumë mirë, kur papritur pasi dolëm jashtë më goditi pa arsye”, theksoi Fachinetti.

Akuzat e Fachinetti-t janë të publikuar në “storyt” e tij të Instagramit ku shpjegon detajet rreth ngjarjes, ku dukej shumë I tmerruar.

“Ishim duke qëndruar tek hoteli “St.Regis” , çdo gjë po shkonte mirë kur papritur më goditi, nuk e kuptova pse. U trullosa e nuk po kuptoja se çfarë ndodhi, isha i shokuar.Ai është një person i çmendur dhe i rrezikshëm, ka dëshmitarë që mund të konfirmojnë këtë dhunë ndaj meje.Të shohim nëse hoteli do të ketë guximin të tregojë se çfarë veprimi bëri McGregor ndaj meje, videot nga kamerat e sigurisë i kanë, jam i sigurt , por të shohim a do të ketë guximin ti publikojë”, përfundoi Dj i njohur.