FOTO e mahnitshme e NASA-s/ Unazat e Saturnit shkëlqejnë për herë të parë në James Webb

schedule17:56 - 1 Korrik, 2023

schedule 17:56 - 1 Korrik, 2023

Teleskopi i James Webb kapi për herë të parë unazat e Saturnit.

Kështu ai arriti të regjistrojë imazhin më të ndritshëm të planetit Saturn, konkretisht të unazave të tij. Imazhi i parë zyrtar i Saturnit i kapur nga teleskopi i NASA-s tregon detaje përmes sistemit unazor të planetit, së bashku me disa nga hënat e tij, Dione, Enceladus dhe Tethys.

Imazhet bardh e zi që u publikuan fillimisht janë marrë si pjesë e një studimi të astronomëve në Universitetin e Leicesterit në Britani për Saturnin, duke dashur të zbulojnë informacione të reja për planetin, unazat e tij mbresëlënëse dhe dhjetëra hëna.

Imazhet u kapën më 24 dhe 25 qershor, dhe planeti është kapur së bashku me unazat e tij që duket se kanë një ndriçim të ngjashëm me neonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!