Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

FOTO | Dhunë në kampionatin dardan, tifozët e Vushtrrisë godasin arbitrin!

schedule15:17 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:17 - 7 Nëntor, 2019

Ndeshja Vushtrria – Gjilani nuk ka kaluar pa incidente. Episodi i hidhur ka ndodhur në minutën e 59-të sipas raportimeve të Insporti. com. Miqtë po fitonin 0-2 dhe tifozët vendas i kanë shfryrë zhgënjimin arbitrit të katërt, Burim Jahmuratajt.

Një prej tyre ka goditur me një send të fortë arbitrin gjatë momentit që Vushtrria po kryente një zëvendësim dhe Jahmurataj ka përfunduar i shtrirë në tokë. Momente tensioni, teksa trupa e gjyqtarëve ka vendosur të ndërpresë ndeshjen për disa minuta.

Një pjesë e tifozëve janë larguar nga stadiumi dhe tribuna është boshatisur. Më pas ndeshja nisi normalisht dhe u mbyll me fitoren 1-3 të Gjilanit. Një gjest i tillë vështirë se do të kalojë pa u dënuar dhe Vushtrria rrezikon. /abcnews.al



Arbitri i katërt, Burim Jahmurataj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!