Ish-futbollisti i Kukësit, Eduard Rroca që luan për skuadrën turke të Instanbulspor është dëmtuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Klubi bën me dije se 28-vjeçari i është nënshtruar një operacioni në shpatull.
Ky dëmtim pritet ta mbajë mesfushorin shqiptarë larg fushave të blerta për 4-6 javë.
/f.a/abcnews.al