Cristiano Ronaldo është i njohur, ndër shumë të tjera, për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, por superyllit portugez mund t’i ndalohet të paraqitet në terrenin stërvitor të Manchester United me automjete luksoze.
Trajneri i ri i përkohshëm Ralf Rangnick ka metoda strikte në cilindo klub që ai punon, për çështje që kanë të bëjnë me fushën e lojës dhe jashtë saj, dhe roli i tij te United nuk do të jetë përjashtim. Ndërsa me RB Leipzig, Rangnick do t’i lejonte lojtarët e tij të raportonin në objektet e klubit vetëm me automjete të kompanisë, dhe Mirror pretendon se kjo politikë mund të sillet edhe në United.
Ronaldo ka një koleksion makinash me vlerë mbi 20 milionë euro, duke përfshirë Ferrari, Lamborghini dhe, së fundmi, një Bentley 300,000 euro në të cilën ai është fotografuar duke u kthyer në terrenin stërvitor të klubit.
Trajnerët e tij të kaluar kanë tentuar t’i japin atij më shumë liri brenda dhe jashtë fushës për shkak të statusit të tij të superyllit dhe rëndësisë së tij për ekipet e tij, megjithatë trajneri i ardhshëm gjerman nuk ka bërë kurrë përjashtime për vetëm një lojtar. Nëse Rangnick vendos një rregull të tillë në United, lojtarët me shumë gjasa do të duhet të raportojnë për stërvitje me automjete Chevrolet pasi, pavarësisht faktit që kompania nuk sponsorizon më fanellën e ekipit të parë, ajo është ende një partner zyrtar i “Djajve të Kuq”./h.ll/abcnews.al