Cristiano Ronaldo do të jetë i pari kudo. Edhe si lojtari me vlerën më të madhe në treg, pavarësisht se tashmë është 35 vjeç. Transfermarkt i ka përditësuar vlerën sulmuesit të Juventus, që tashmë vlerësohet me 75 milion euro, gati sa gjysma e Lionel Messi, i cili vlerësohet me 140 milion euro.
Për këtë portugezi i ka bërë bllok faqes së specializuar për transferimet dhe këtë e zbulon vetë Transfermarkt, në momentin që ka publikuar formacionin më të mirë me lojtarët e menaxherit të njohur, Jorge Mendes.
“Ne nuk mund t’i bëjmë ‘tag’ Ronaldo-s, sepse na ka bllokuar pasi ka parë vlerën e tij në treg”, shkruan Transfermarkt, ndërkohë që e pyesin pse e kanë bllokuar. “Ai na tha ne se nuk është i kënaqur me vlerën e tij”, është përgjigja. /abcnews.al