Antonio Conte ka vendosur tashmë prioritetin e tij për të përforcuar repartin e sulmit te Tottenham. Ai është bomberi, Dusan Vlahovic.
Sulmuesi i Fiorentinës konsiderohet goli numër një për muajin janar nga ish-trajneri i Interit, raporton abcnews.al.
Juve gjithashtu është në garë për sulmuesin e Fiorentinës, por bardhezinjtë në seancën e ardhshme të merkatos vështirë se do të mund t’i bëjnë një ofertë të rëndësishme Commisso-s. /abcnews.al/