Nuk kishte si të mbyllej ndryshe ceremonia e çmimeve “The Best”, përveç se me fitoren e çmimit si “më i miri” të lojtarit më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi.
Fitorja e Kupës së Botës pas 36 vitesh me Argjentinën, si dhe forma e shkëlqyer që ka shfaqur deri më tani këtë sezon, te “gjigandët” francezë të PSG i dhuruan “pleshtit” çmimin e shumë kërkuar individual, teksa përballë tij në garën për çmimin ishin Kylian Mbappe dhe Karim Benzema. /i.m /abcnews.al