FOTO/ Çekia i jep fund masave të izolimit, shtron tavolinë prej 500 metrash në mes të kryeqytetit

schedule20:21 - 1 Korrik, 2020

schedule 20:21 - 1 Korrik, 2020

Çekisë  më në fund duket se u ka dhënë fund masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Heqja e masave kufizuese është festuar në Pragë. Në kuadër të festës në kryeqytet është shtruar një darkë masive me një tavolinë prej 500 metrave, për të festuar fundin e masave të izolimit.

Sipas mediave të huaja, qytetarët dolën për të festuar mbi urën e famshme “Charles Bridge”, pasi qeveria hoqi kufizimet për tubimet e mëdha. Republika Çeke zbatoi masat e bllokimit që nga fillimi i shpërthimit global të coronavirusit, dhe u bë një ndër vendet e para që sugjeroi qytetarët të bartin maskat.

Me vendimin më të fundit tashmë  vendasit tashmë mund të shijojnë organizimet për këto festime, si dhe të shmangin distancimin shoqëror për të kremtuar progresin që ndërtoi vendi gjatë këtyre muajve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!