FOTO/ Britania “nën pushtetin” e stuhisë “Ciara”

schedule07:07 - 11 Shkurt, 2020

schedule 07:07 - 11 Shkurt, 2020

Stuhia ‘Ciara”, që ka goditur Britaninë e Madhe ka shkaktuar dy viktima dhe ka shkatërruar zonat e banuara, por shkaktuan edhe dy vdekje njerëzish. Mediat e huaja raportojnë se një 58 vjeçar i cili po udhëtonte me makinë e ka zënë poshtë një pemë ndërsa një burrë 77 vjeçar si pasojë e rrëshkitjes ra përmbys dhe e goditi kokën për akulli.

Sipas raportimeve, erërat e forta kanë rrëzuar pemë, çati, prishjen e hekurudhave, bllokimin e linjave dhe rrëzimin e kabllove të energjisë elektrike, ndërsa më shumë se 20,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike brenda natës.

Ndërkohë sipas autoriteteve vendase theksohet se kjo nuk do të jetë stuhia e fundit që ka përfshirë vendein pasi pritet që kaosi i motit të zgjasë akoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!