Ajo mbulon 10.000 metra katrorë, ka shtatë pishina, një garazh për 50 makina, një bodrum vere për 10.000 shishe, madje edhe klubin e vet të natës. One, shtëpia më e madhe dhe më e shtrenjtë në botë, do të dilte në treg për 500 milionë dollarë. Por ky projekt ambicioz u përball me shumë pengesa.
Ndërtuesi i shtëpisë së madhe, e vendosur në Los Angeles, është Niall Niamey, i cili filloi karrierën e tij si producent filmi. Por pasi u zbulua se nuk ishte në gjendje të shlyente huatë dhe borxhet prej më shumë se 100 milion dollarë, çështja e shtëpisë u bë më e ndërlikuar.
E ndërtuar gati një dekadë më parë, shtëpia ndodhet në një kodër në Bel Air, me pamje mahnitëse të Los Anxhelosit. Ajo ka 20 dhoma gjumi, përfshirë 8 për stafin, si dhe një shtëpi mysafirësh me tre dhoma gjumi. Ajo gjithashtu ka 6 ashensorë, një bibliotekë dhe një dhomë pastiçerie.
Ajo gjithashtu ka rrugicën e vet të bowlingut, kinemanë me 50 vende, palestër, bar dhe fushë tenisi. Për shkak të problemeve në ndërtim, nuk është e qartë se kur do të dalë në treg dhe me çfarë çmimi.
/abcnews.al