FOTO/ Blinken viziton bunkerin në Kiev

schedule12:48 - 7 Shtator, 2023

schedule 12:48 - 7 Shtator, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka vizituar një bunker gjatë vizitës së tij në rajonin e Kievit.

Blinken, zyrtari i parë i lartë amerikan që vizitoi Kievin që nga fillimi i kundërofensive në fillim të qershorit, njoftoi ditën e djeshme një paketë të re me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, duke përfshirë mbështetjen për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha gjithashtu se ai dhe  Blinken kishin diskutuar për dërgimin e raketave me rreze të gjatë ATACMS dhe shpresonte për një vendim pozitiv, duke shtuar se furnizimi i Ukrainës me armë po mbron botën nga agresioni i Moskës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!