FOTO | Arteta i akuzoi për kushtet e fushës, reagimi i Burnley është epik

schedule18:34 - 4 Shkurt, 2020

schedule 18:34 - 4 Shkurt, 2020

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, fajësoi fushën e Burnley pas atij barazimi 0-0 në Premier League. Pas ndeshjes, strategu spanjoll tha se Burnley nuk e kishte lagur barin dhe se klubi rival e kishte bërë me qëllim një gjë tillë.

“Kushtet ishin shumë të vështira, bari ishte shumë i gjatë. Punëtorët e fushës nuk lëshuan fare ujë në bar, as në fillim të ndeshjes, as në pushimin mes pjesëve. Nuk e lagën barin as një ditë përpara kur u stërvitëm, kështu që e prisja një gjë të tillë nga Burnley”, tha mes të tjerash Arteta pas ndeshjes.

Klubi i Burnley menjëherë përfitoi nga kjo deklaratë qesharake e trajnerit të Arsenalit për të ironizuar në rrjetet sociale. Në faqen zyrtare të tyre në Twitter, ata ndryshuan foton e kopertinës, duke vendosur një fushë me bar të keq. Humor anglez, por që ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale./abcnews.al

 

Faqe zyrtare e Burnley në Twitter

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!