Kim Jong Un ka kërcënuar SHBA-të gjatë paradës së madhe ushtarake në Korenë e Veriut me atë që ai e quajti “arma më e fuqishme” në botë.
Diktatori korean radhiti SHBA-të në krye të vendeve armike, ndërsa gjiganti botëror gjendet në një periudhë tranzicioni mes administratës së Trump dhe asaj të Biden në ardhje, raporton abcnews.al.
Duket se ky tranzicion të jetë edhe shkaku i paradës së madhe ushtarake të Koresë së Veriut, të cilët e zhvillojnë atë për t’i dhënë mesazh amerikanëve sa herë që ndërrohet presidenti.
Gjatë paradës ushtria koreane ka prezantuar një raketë tjetër, e cila nuk ishte nxjerrë më parë.
Raketa “Pukguksong-4” mund të mbërrijë brigjet amerikane dhe ka aftësinë që të transportojë koka bërthamore. /abcnews.al