FOTO/ Arkeologët zbulojnë dëshmi të gjuhës greke në Pompei të Italisë

schedule14:13 - 18 Gusht, 2021

schedule 14:13 - 18 Gusht, 2021

Arkeologët në qytetin e lashtë italian, Pompei, kanë zbuluar një skelet, gjatë gërmimeve të një varri, i cili hodhi dritë mbi jetën kulturore të qytetit, para se të shkatërrohej nga një shpërthim vullkanik në vitin 79 pas Krishtit.

Një kafkë që mban tufa të bardha flokësh dhe një pjesë të veshit, si dhe eshtra dhe fragmente pëlhure, u gjetën në nekropolin e Porta Sarno.

Në mbishkrimin e varrit tregohet që pronari i tij, një skllav i quajtur, Marcus Venerius Secundio, ndihmoi në organizimin e intepretimeve në greqisht në Pompei.

Ekspertët thanë se ishte konfirmimi i parë që greqishtja, gjuha e kulturës në Mesdhe, ishte përdorur krahas latinishtes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!