FOTO / Abuzimi seksual me të miturën, ky është 65-vjeçari Abaz Doku

schedule16:46 - 31 Maj, 2020

schedule 16:46 - 31 Maj, 2020

Ky është 65 vjeçari Abaz Doku, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 15 vjeçare.

ABC News ka siguruar ekskluzivisht foton e tij.

65 vjeçari është arrestuar tashmë në akuzën e “dhunës seksuale me të mitur” dhe bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

Të katërt dyshohen se kanë abuzuar me të miturën duke e kërcënuar se do të nxirrnin videon e dhunës nga 65 vjeçari e cila është regjistruar nga ky i fundit.

abcnews.al ka mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit, çelësat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

LEXO edhe: Abuzoi seksualisht me të miturën, banorët për 65-vjeçarin: Mostër, atë punë ka bërë gjithë jetën

Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.

65 vjeçari ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën e mitur, dhe ka deklaruar se e ka prekur atë vetëm në pjesët intime, me dëshirën e saj.

LEXO edhe: Tmerr në Tiranë, një i moshuar dhe tre të rinj abuzojnë seksualisht me 15 vjeçaren

Abaz Doku kishte qenë roje në një prej shkollave të zonës së njohur si Bregu i Lumit në Tiranë.

Ai dyshohet se ka pasur edhe raste të tjera abuzimi me të mitura, raste për të cilat tashmë kanë nisur hetimet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!