Foshnja që u qëllua me armë zjarri dy herë dhe mbijetoi nga sulmi afgan

schedule13:07 - 20 Maj, 2020

schedule 13:07 - 20 Maj, 2020

Amina ishte një nga të mbijetuarit më të rinj të një sulmi në një spital afgan.

Njëzet e katër njerëz, duke përfshirë 16 nëna,  u vranë kur personat e armatosur hapën zjarr në një maternitet në Kabul javën e kaluar.

Nëna e Aminës vdiq në sulm. Babai i saj foli në BBC për humbjen e bashkëshortes dhe mbijetesën e vajzës së tij.

“Sulmi filloi dhe ishte kaq e tmerrshme të shihje repartin e mbushur me militantë më armë në duar duke vrarë njerëz”, u shpreh ai.

Amina sapo kishte lindur kur ndodhi sulmi në repart. Ajo u qëllua 2 herë në këmbë dhe doktorët thanë që ajo ishte shumë me fat qe mbijetoi.

“Kur ndodhi sulmi unë isha aty, pashë çdo gjë, më pyeti gruaja çfarë po ndodhte por nuk mund t’i tregoja, nuk doja ta trembja.

Pashë dikë më armë në dorë , dola jashtë të shihja dhe kur u ktheva gruaja ime kishte vdekur, në dorë mbante fëmijën tonë.

Në sulm u vranë 16 gra dhe doktorët deklaruan se gratë ishin shënjestra e tyre.

Amina u dërgua menjehërë në sallën e operimit, doktorët i treguan të atit se duhet tia prisnin këmbën.

“ Mos i prisni këmbën i kërkova doktorëve, ajo është një fëmijë pa një nënë tani dhe do e ketë shumë të vështirë jetën, nëse nuk ajo nuk mbijeton ky është fati ynë por këmbën mos ia prisni, u shpresh i ati me lot në sy.

Operacioni doli me sukses, ata i shpëtuan këmbën Aminës dhe shpresojnë që kur të jetë pak më e rritur ajo mund të eci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!