Foshnja e porsalindur “ndihmon” të atin t’i propozojë së ëmës për martesë

schedule19:32 - 1 Shtator, 2020

schedule 19:32 - 1 Shtator, 2020

Babai i një foshnjeje të porsalindur befasoi partneren e tij, duke i propozuar për martesë me “ndihmën” e djalit të tyre të porsalindur. John Sellors vendosi një shënim bashkë me një unazë afër inkubatorit ku ndodhej Cobie, vogëlushi që kishte lindur 10 javë me herët, për t’i propozuar partneres: “Mami, do të martohesh me babin?”

Unë zakonisht nuk jam një tip romantik, por me të vërtetë doja të bëja diçka për gjendjen shpirtërore të Sian, pasi ajo më kishte lënë të kuptoja prej kohësh dëshirën për t’u martuar. Infermieret ishin të shkëlqyera dhe më ndihmuan vërtetë.

Ata më thanë ta merrja Sian për një kafe dhe se do ta zgjidhnin kur të ktheheshim. Kur u kthyem mesazhi dhe unaza ishin atje, ishte një moment kaq i bukur, nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm.”, është shprehur 29-vjeçari.

Handout photo dated 5/8/20 issued by Sherwood Forest Hospitals NHS Foundation Trust of premature baby Cobie, when he was two days old, in his incubator at the King's Mill Hospital in Mansfield, Nottinghamshire. John Sellors, 29, placed a note and an engagement ring inside son Cobie's incubator to propose to his partner Sian Stafford, after Cobie was born 10-weeks prematurely during lockdown. PA Photo. Issue date: Monday August 17, 2020. See PA story HEALTH Proposal. Photo credit should read: Sherwood Forest Hospitals NHS Foundation Trust /PA Wire NOTE TO EDITORS: This handout photo may only be used in for editorial reporting purposes for the contemporaneous illustration of events, things or the people in the image or facts mentioned in the caption. Reuse of the picture may require further permission from the copyright holder.

26-vjeçarja Sian Stafford tha se nuk e priste një gjest kaq të veçantë:”Kur u kthyem në njësi, infermierët më thanë se Cobie ishte hequr nga aparati i frymëmarrjes, kështu që unë kisha nevojë të shkoja dhe të shikoja, pasi do ta shihja më shumë fytyrën e tij.

Po përqendrohesha aq shumë tek Cobie sa që në fillim as nuk e vura re shënimin dhe unazën. Pastaj John tha,” shiko, mendoj se Cobie dëshiron të të thotë diçka “. Unë lexova shënimin dhe ishte një moment kaq surreal, por i lumtur”. /abcnews.al/

John Sellors and Sian Stafford

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!