Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Verit.
Mediat vendase bëjnë me dije se një foshnje vetëm dy muajshe nga Manastiri është konfirmuar pozitiv.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, foshnja u infektua nga një anëtar i afërt i familjes, pra nga gjyshja. Gjithashtu pozitive me Covid është edhe nëna e foshnjes.
Foshnja aktualisht është nën mbikëqyrjen e një pediatri, me një pasqyrë të lehtë klinike, gjithashtu një tjetër foshnje tre mujashe është konfirmuar pozitiv në gusht, i cili fatmirësisht është shëruar. e.su./abcnews.al