Foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për kokainë

schedule18:50 - 27 Maj, 2022

schedule 18:50 - 27 Maj, 2022

Rasti i pazakontë ka ndodhur në Itali. Një vajzë gjashtë muajshe ka rezultuar pozitive për kokainë.

Foshnja ishte e shtruar në spitalin e Padovës që prej fillimit të majit për hemorragji cerebrale, raporton Tgcom24.

Prindërit e saj janë vënë nën hetim pasi dyshohet se mund ta kenë keqtrajtuar. Fëmija, siç raportohet nga gazetat lokale, ishte transferuar nga spitali në Chioggia më 9 maj, pasi kishte të vjella.

Tashmë hetuesit duan të kuptojnë nëse vajza e vogël ka qenë viktimë e sindromës “baby shake”, pra dridhjet e dhunshme dhe të vazhdueshme për ta bërë atë të pushojë së qari.

Ajo që dihet tashmë është fakti se nga analizat ajo ka rezultuar pozitive me kokainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!