Komisioni Evropian do të organizojë sot Forumin e Zgjerimit të BE, ngjarjen e parë të këtij lloji, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029.
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, – do të jetë pasditen e sotme pjesë e panelit.
“Forumi i Zgjerimit të BE-së është nisma kryesore e Komisionit Evropian që synon ta ngrejë më lart diskutimin mbi zgjerimin e BE-së si një projekt të përbashkët politik, shoqëror, brezash” – thuhet në prezantimin e ngjarjes, – që do të bëjë bashkë një gamë të gjerë dhe të larmishme pjesëmarrësish nën moton “Plotësimi i Unionit, Sigurimi i së Ardhmes Sonë”.
Forumi i Zgjerimit do të jetë pika e takimit për të gjithë profesionistët që punojnë mbi një nga prioritetet kryesore të mandatit 2024–2029 të Komisionit Europian, të cilët janë të angazhuar në mënyrë aktive në agjendën më ambicioze të zgjerimit të më shumë se një dekade.

