Forumi i tretë i Diplomacisë në Antalia, ministri Hasani niset drejt Turqisë

schedule19:37 - 29 Shkurt, 2024

schedule 19:37 - 29 Shkurt, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është nisur drejt Turqisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë të Diplomacisë në Antalia, në datat 1-3 mars 2024.

Tema kryesore e këtij edicioni është “Përparimi i diplomacisë në kohë trazirash”. Forumi i Diplomacisë në Antalia do të presë mbi 20 liderë nga vende të ndryshme të botës, gjithashtu rreth 90 ministra, si dhe 80 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në forum pritet të mbahen më shumë se 50 sesione me tema të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!