Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në qytetin në Vladivostok për të marrë pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Lindor, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Rusia ka mbajtur Forumin vjetor Ekonomik Lindor në Vladivostok që nga viti 2015, në një përpjekje për të inkurajuar investimet e huaja në lindjen e largët të Rusisë.
Takimi vjetor po mbahet mes raporteve se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është nisur me tren për në Rusi, pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan javën e kaluar se Kim mund të takohet me presidentin Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje të mundshme armësh midis Phenianit dhe Moskës.
New York Times raportoi se takimi i mundshëm midis Kim dhe Putin mund të zhvillohet në kampusin e një universiteti në Vladivostok.
/abcnews.al