Forumi Ekonomik Botëror: Lajmet e rreme rreziku kryesor global në dy vitet e ardhshme  

schedule15:46 - 11 Janar, 2024

schedule 15:46 - 11 Janar, 2024

Lajmet e rreme janë rreziku kryesor global për dy vitet e ardhshme, sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror.

Informacionet e rreme kërcënojnë të “ndryshojnë” demokracinë dhe të polarizojnë shoqërinë, ndërsa përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për ekonominë globale, sipas Raportit të Rrezikut Global 2024, të publikuar përpara takimit vjetor të CEO-ve dhe liderët botërorë në Davos, Zvicër.

Rezultatet bazohen në një anketë me afro 1500 ekspertë, udhëheqës të industrisë dhe politikëbërës.

Dezinformimi do të jetë kërcënimi më serioz për dy vitet e ardhshme, ndërsa theksohet se ecuria e pakontrolluar e teknologjisë do të krijojë probleme të reja ose do të përkeqësojë ato ekzistuese.

Autorët e raportit janë thellësisht të shqetësuar për bumin e chatbot-eve të AI si ‘ChatGPT’, pasi mund të përdoret nga grupe njerëzish dhe nuk do të kufizohet më tek individët me aftësi të specializuara.

Në ‘axhendën’ e Davosit, inteligjenca artificiale do të jetë tema kryesore në axhendë javën e ardhshme me krerët e gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë CEO të OpenAI Sam Altman, CEO i Microsoft Satya Nadella dhe drejtues nga industria e AI, si udhëheqësi i AI nga Meta, shkencëtari, Jan LeCann.

Dezinformimi i nxitur nga inteligjenca artificiale po cilësohet si rrezik pasi miliarda njerëz në një sërë vendesh, duke përfshirë ekonomitë kryesore si SHBA, Britania, Indonezia, India, Meksika dhe Pakistani, do të mbajnë zgjedhje këtë vit.

Në raportin për rreziqet globale, Agjencia përmend edhe një sërë rreziqesh mjedisore, duke theksuar se ato përbëjnë kërcënimet më të mëdha në të ardhmen. Në terma afatgjatë, pra në një horizont dhjetëvjeçar, ngjarjet ekstreme të motit u konsideruan si “Nr. Kërcënimi 1”, i ndjekur nga katër rreziqe të tjera mjedisore: ndryshime kritike në sistemet tokësore, humbja e biodiversitetit, kolapsi i ekosistemit dhe mungesa e burimeve natyrore.

/abcnews.al

 

 

 

Gjithashtu në top 10 ishin mungesa e mundësive ekonomike, inflacioni, migrimi, recesioni ekonomik dhe ndotja e ajrit.

Forumi Ekonomik Botëror 2024, do të mbahet në Davos nga 14 deri më 19 janar.