FIA dhe Formula 1 shpallën këtë të premte kalendarin për vitin 2025, moment kur Lewis Hamilton do të debutojë te Ferrari dhe nëse gjithçka shkon siç pritej, gara e parë e britanikut për skuderinë italiane do të jetë në Australi, në fundjavë, më 14 deri më 16 mars. Aty do të nisë sezoni 2025, i cili do të ketë 24 gara.
Garat nuk ishin pozicionuar fillimisht kshtu, po për faktin se vitin e ardhshëm, Ramazani do të jetë përgjatë muajit mars, bëri që Çmimet e Mëdha të Bahreinit dhe Arabisë Saudite të zhvendosen në kalendar, për t’u zhvilluar në prill.
Botërori përfundon më pas në Abu Dhabi, në fundjavën e 5 deri më 7 dhjetor, që do të jetë java e tretë radhazi pas Çmimit të Madh të SHBA-së, 20 deri në 22 nëntor, dhe Çmimit të Madh të Katarit, që do të mbahet nga data 28 deri në 30 nëntor. /i.m /abcnews.al
Kalendari i sezonit të ardhshëm të Formula 1: