Formula 1/ Verstappen fantastik në prova: Jam shumë i lumtur për “Pole-Position”

schedule12:48 - 2 Mars, 2024

schedule 12:48 - 2 Mars, 2024

Sezoni i ri i vitit 2024 ngriti siparin ditën e premte me provat zyrtare të çmimit të madh të Bahreinit. Red Bulli konfirmoi të gjithë superioritetin e tij edhe në kilometrat e para të këtij edicioni. Max Verstappen u rendit i pari në prova, duke bërë që të niset nga vija e parë e finishit për garën e së shtunës. Pas tij do të jenë Charles Leclerc dhe George Russell.

Verstappen u shfaq tejet entuziast në përfundim të testeve të sotme, duke qenë shumë i kënaqur me makinën e këtij sezoni të skuderisë austriake:

“E gjithë kjo ditë ishte një kënaqësi. Jam shumë i lumtur për “Pole Position-in”. Në këto prova, makina ishte më e shpejtë nga sa ne e prisnim. Kemi bërë edhe ne përmirësimet tona, në prag të sezonit të ri. Duam të përsërisim edicionin e shkuar.”

Max Verstappen dhe Red Bulli do të tentojnë të mbrojnë titujt kampion të fituara në 3 edicionet e fundit të botërorit të shpejtësisë. Nisur edhe nga forma dhe gjendja e rivalëve në këtë fillim viti, piloti holandez është dukshëm favorit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!