Formula 1/ Triumfon Leclerc, Verstappen e Hamilton në podium, i pafat Carlos Sainz

schedule16:50 - 10 Korrik, 2022

schedule 16:50 - 10 Korrik, 2022

Shtatë ditë pas fitores së Sainz në Silverrstn, Ferrari përsërit vetën në Austri por këtë herë me Charles Leclerc që i rezistoi një problemi e dhe fiton përpara Max Verstappen.

Ferrari fitoi pa polemika, në heshtje, duke ulur kokën, thjesht duke qenë më i mirë se rivali i tij. Nga krahu tjetër Lewis Hamilton përfundoi podiumin e raundit të njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror.

Gara e Carlos Sainz përfundon katërmbëdhjetë xhiro nga vija e finishit, e tradhtuar nga F1-75 e tij, e cila u mbulua nga zjarri. Piloti spanjoll i Ferrarit nisi të merrte flakë, por fatmirësisht ai ia doli të dilte jashtë me ndihmën e komisarëve.

Vendi i katërt për George Russell përpara Esteban Ocon dhe Mick Schumacher. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!