Fitore e vuajtur, e kërkuar deri në fund dhe e merituar për Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Silverstone (Angli), që përkoi me garën e dhjetë sezonale në Formula 1.
Gara nisi me një aksident të frikshëm. Protagonist negativ britaniku i Mercedes, i cili goditi dhe nxori jashtë piste në xhiron e parë Max Verstappen (Red Bull Racing), liderin e kampionatit.
A race that will be talked about for a long time #BritishGP ?? #F1 pic.twitter.com/XMpp8gCMGy
— Formula 1 (@F1) July 18, 2021
Momentet paniku, teksa Hamilton u penalizua me 10 sekonda për gabimin e kryer. Gjithsesi, shtatë herë kampioni i botës garoi në limite dhe në xhirot e fundit parakaloi Charles Leclerc.
Piloti i talentuar i Ferrarit kryesoi për rreth 50 xhiro, ishte shumë afër fitores së parë sezonale, por në fund duhet t’i gëzohet vendit të dytë. Në pod edhe Valtteri Bottas, piloti tjetër i Mercedes.
Më pas dy makinat McLaren, teksa Sanz i Ferrarit u rendit i gjashti. Renditjen e përgjithshme vijon ta kryesojë Verstappen (185 pikë). Hamilton (152) është afruar, teksa i treti pozicionohet Sergio Perez (104), piloti i Red Bull Racing.
LEWIS: “We’ve got the best crowd here. It’s a dream to win in front of them all”#BritishGP ?? #F1 pic.twitter.com/ETb9K8U8Jm
— Formula 1 (@F1) July 18, 2021
“Këtu është turma e tifozëve më e mirë që ekziston. Është një ëndërr të fitoj përpara njerëzve këtu“, u shpreh Hamilton pas suksesit shtëpiak, aq shumë i dëshiruar për të. /abcnews.al
Verstappen and Hamilton collide!
The title rivals come together at Copse, pitching Verstappen into a high-speed crash.
The Dutchman was able to walk away but he has been taken to hospital for precautionary checks#BritishGP ?? #F1 pic.twitter.com/ol1s9dRJoa
— Formula 1 (@F1) July 18, 2021